Itali ekzekutivi i ri i Enrico Lettes ka marre dhe mbeshtetjen e senatit
Një dite pas votëbesimit nga dhoma e deputeteve, qeveria Leta ka marrë dhe mbështetjen e senatit ne Itali me 233 vota pro, 59 kundër dhe 18 abstenime. Kryeministri i ri është shprehur se duhet të pranohet realiteti dhe për pasojë situata e vështirë financiare në vend. Në fjalën e tij para senatit ai është shprehur se ishte i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballet. Kryeministri Leta u ka thënë senatorëve se problemet nuk zhduken pas marrjes se votëbesimit. Letta një rëndësi të madhe i ka kushtuar dhe marrëveshjes me bazë të gjerë mes partive duke thënë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të qëndrojnë të bashkuar. Tashmë kryeministri Enriko Leta do të nisë turin e tij në Europë. Ndalesa e parë do të jetë pikërisht në Gjermani ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.