Itali, ekzekutohet me armë 24-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 24 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme në Itali. Lajmi publikohet nga mediat italiane, të cilat i referohen policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Castel Bolognese në Ravena ku shqiptari Kleant Sukja është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Dëshmitarët kanë treguar për policinë se kanë qenë së paku dy persona, që i janë afruar të riut dhe e kanë qëlluar tre herë me armë dhe më pas kanë hipur në një automjet dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.