KESH: Në 24 orë është ulur niveli i ujrave

Niveli i ujrave ka pësuar ulje gjatë 24 orëve të fundit në kaskadën e Drinit dhe Ulzës.Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Fierza është në kuotën e 291.09 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.Prurjet në Fierzë llogariten 550 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 900 metër kub në sekondë. Diferenca mes pikës maksimale dhe kuotës aktuale është rreth 4 metra.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 170.38 metrave. Prurjet llogariten në 250 metër kub në sekondër dhe derdhjet janë 1350 metër kub në sekondë.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.48 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar. Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 190 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 1550 metër kub për sekondë.
Në Ulëz dhe Shkopet niveli është në 128.33 metra.Prurjet janë në 190 metër kub ujë për sekondë. Në Ulëz derdhjet janë 113 metër kub ujë për sekondë, Ndërsa në Shkopet 180 metër kub për sekondë.Në bazë të të dhënave zyrtare situata në kaskada po shkon drejt normalizimit.