Kongresi amerikan heton programin sekret të CIA-s
Komisioni i shërbimit sekret në Kongresin Amerikan do të fillojë një hetim formal ndaj programit sekret të diskutueshëm të CIA-s, për vrasjen e anëtarëve të rangut të lartë të Al-Kaida-s. Lajmi është bërë publik nga kryetari i komisionit Silvestre Reyes në Uashington. Hetimet do të fokusohen në faktin se nëse shërbimi sekret ka shkelur të drejtat përkatse, pasi programi i përdorur nga CIA ka qenë sekret.