Rohani: Irani nuk ka kërkuar kurrë posedimin e një bombe bërthamore
UASHINGTON- Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani siguroi se vendi i tij nuk do të prodhonte kurrë një bombë bërthmore duke përsëritur kështu qëndrimin tashmë të njohur të liderëve të republikës islamike.
"Në asnjë rrethanë ne nuk kërkojmë posedimin e armëve të shkatërrimit masiv, përfshirë armët bërthamore'', deklaroi Rohani për stacionin televiziv amerikan, NBC.
"Ne nuk kemi kërkuar kurrë posedimin e një bombe bërthamore'', theksoi ai.
"Ne kërkojmë vetëm një teknologji bërthamore paqësore'', shtoi presidenti iranian.
(d.b/BalkanWeb)