E Diel, 1 Nëntor 2026

Masturboi në publik, lirohet 65-vjeçari. Gjykata: S'ka kryer krim

SUEDI – Masturbimi në publik nuk konsiderohet i paligjshëm në Suedi, në rast se nuk i drejtohet dikujt në veçanti. Gjykata e Sodertornit liroi nga akuzat një 65-vjeçar, i cili ishte masturbuar në mes të plazhit, duke argumentuar se nuk ka kryer asnjë krim.

Sipas mediave lokale, gjykata e argumentoi vendimin me faktin se burri nuk po i drejtohej askujt në veçanti në momentin që po masturbohej në publik dhe për këtë arsye nuk mund të dënohej.

Prokurori i çështjes tha nuk do të apelonte vendimin, duke i dhënë të drejtë gjykatësit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›