Itali, formohet qeveria e re
Itali, formohet kabineti Monti
Pas dy orë e gjysmë në Presidencë, ku zhvilloi një takim me presidentin, Mario Monti ka paraqitur emrat e ministrave që formojnë qeverinë e tij. Monti është zyrtarisht kryeministër i Italisë dhe do të mbajë njëkohësisht edhe postin e ministrit të Ekonomisë. Ajo që bie në sy në qeverinë e re, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, është një listë ministrash që nuk vijnë nga politika.
Kabineti Monti
Ministër i Jashtëm – Giulio Terzi
Ministër i Brendshëm – Anna Maria Cancellieri
Ministër i Drejtësisë – Paola Severino,
Ministër i Mbrojtjes – Gianpaolo di Paola
Ministër i Zhvillimeve Ekonomike dhe Transportit – Corrado Passera
Ministër i Bujqësisë – Mario Catania
Ministër i Mjedisit – Mario Clini
Ministri i Punës – Elsa Fornero
Ministër i Shëndetësisë – Renato Balduzzi
Ministër i kulturës: Lorenzo Ornaghi
Ministra pa portofolë: Enzo Moavero Milanesi, Piero Gnudi, Fabrizio Barca, Piero Giarda e Fabrizio Riccardi
Kemi vepruar në kohë rekord dhe me seriozitet. Jemi të sigurt për përzgjedhjen cilësore të ministrave. Kemi pasur sinjale inkurajuese edhe nga ana e BE-së. Shpresojmë që tashmë tregjet të rikthehen në normalitet, sidomos përsa u përket atyre pikave që shqetësojnë ekonominë tonë, tha Monti para gazetarëve.
