Mjeti përplaset me shtyllën, 3 të plagosur

Foto ilustruese
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë paradites së sotme në aksin Lezhë-Laç.
Makina me të cilën udhëtonin tre personat është përplasur me një shtyllë dhe është përfshirë nga flakët.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.