Itali, garë më makina mes shqiptarëve, vdes 22-vjeçarja

Një shqiptare me banim në Itali ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës në rajonin Massa pas një gare me makina mes disa shqiptarësh.
Sipas mediave 5 shqiptarët po bënin garë me makinat e tyre në rrugë ku njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen 22-vjeçarja me origjinë shqipare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe janë plagosur 4 shqiptarët e tjerë.
Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.