E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjenden dhe dy trupa të pajetë në anijen e fundosur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe trupat e pajetë të dy femrave, në anijen e përmbysur Costa Conkordia, në bregdetin e Italisë. Kështu, numri i personave që humbën jetën nga fundosja e anijes, arrin në 15, ndërsa 19 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

Njëherazi Agjencisë së mbrojtjes civile të Italisë është dhënë leja për të filluar nxjerrjen me pompa të rreth 2 mijë tonëve të karburantit brenda anijes. Në këtë mënyrë do të evitohej dëmtimi i ambientit, nga anija që u shkatërrua më 13 janar.


Kapiteni i anijes luksoze, Françesko Sçetino, përballet me akuza të vrasjes së shumfishtë, lidhur me përmbysjen e anijes.

Një avokat i kapitenit u tha sot gazetarëve se prokurorët po e shqyrtojnë zgjerimin e akuzave, që mund t`i përfshijnë edhe menaxherët e kompanisë pronare të anijes, Kosta Kruize.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›