Izraeli përshëndet sanksionet e BE ndaj Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj eksportit të naftës nga Irani.
“ Bashkimi Evropian sot ka vendosur sanksione ndaj eksportit të naftës nga Irani. Mendoj se ky është hap në drejtim të duhur. Tani për tani, është e pamundur të dihet se ç`rezultat do të kenë këto sanksione, por ndaj Iranit kërkohet presion i rëndë dhe i shpejtë. Këto sanksione duhet të vlerësohen sipas rezultateve që i sjellin. Sot, Irani vazhdon të zhvilloj armatim atomik pa ndërprerje”, tha Netanjahu. Izraeli dhe shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se po zhvillon armatim atomik. Ndërkohë Irani nga ana e tij i ka hedhur poshtë këto akuza.