Itali, gjykata dënon vrasësit e Bernard Kozarias
VICENZA- Gjykata e Vicenzës ka dënuar vrasësit e Bernard Kozarias. Ngjarja ka ndodhur tre vite më parë, në 12 tetor, në Vinceza ku pesë shqiptarë kanë vrarë shtetasin italian Bernard Kozaria. Edhe pse ndodhet ende në kërkim shqiptari Bledar Shallufi është dënuar me burgim të përjetshëm. Bashkëpunëtori Elton Xhoxhi është dënuar me 25 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Erjon Xhatari me 25 vjet e 4 muaj. Më pak vjet burg për të akuzuarit e tjerë Lejdi Shalari e Julian Cela, përkatësisht 20 vjet për Shalarin e 18 e 4 muaj për Celën.(m.a/BalkanWeb)