E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në KQZ për rendin e ditës

Ka mjaftuar prishja e rendit të ditës për të ndezur përsëri debate në komisionin qëndror të zgjedhjeve. Kësaj here ky debat u shoqërua edhe me largimin nga mbledhja të nënkryetares së këtij komisioni Dëshira Subashi. Futja në mënyrë të rrufeshme për miratim program miratimin e mandatet e qarkut të Korçës dhe Kukësit bëri që të kundërshtohet jo vetëm nga nënkryetarja por edhe nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjonçaj. Përfaqësuesi i maxhorancës Njazi Kosovrasti e komentoi këtë kundërshtim si të pabazë. Pasi shtyu diskutimin e këtyre 2 qarqeve për mbledhjen e radhës, KQZ miratoi tabelat përfundimtare për Elbasanin dhe Vlorën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›