PS:Rama i ftuar në Kroaci në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, në fokus Integrimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë në ceremonitë festive të organizuara me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Në këto ceremoni merrnin pjesë krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.
Zyra për shtyp e PS-së bën me dije se kryesocialisti Rama, i thirrur në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, mori urimet për fitoren e zgjedhjeve parlamentare nga të gjithë të pranishmit.
Po ashtu Edi Rama pati mundësinë të zhvillonte disa takime pune mjaft të rëndësishme me Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Philip Reeker, me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule, me Kryeministrin sllovak Robert Fico dhe Zv.Kryeministrin e njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Laicak, me Zv.kryeministrin e njëkohësisht ministër për çështjet e BE të Danimarkës Nicolai Wammen, me ministrin e punëve të jashtme të Suedisë Carl Bildt, si dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në të gjitha takimet e zhvilluara ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian.
(e.m/BalkanWeb)