Shqiptarët braktisin Greqinë, kriza ekonomike përze 180 mijë persona
Greqi- Kriza ekonomike që për gjatë këtyre viteve ka mbërthyer Greqinë, ka pasur pasoja të shumta edhe tek emigrantët shqiptarë. Mediat vendase shkruajnë sot se deri më tani janë larguar nga shteti grek rreth 20% e shqiptarëve.
Ato i referohen një raporti të nxjerrë nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, e cila shprehet se në total mund të jenë kthyer në vendin e tyre rreth 180 mijë shqiptarë.
Shkak mesa duket është bërë në radhë të parë papunësia, taksat e larta, por edhe rritja e kostos së jetesës. Sigurisht që kjo ka sjellë kosto edhe për qeverinë shqiptare, pasi u tentua të merren disa masa për integrimine tyre në shoqëri madje dhe duke ofruar një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por shumica e tyre e kanë refuzuar këtë shumë.
Vështirësi ata kanë vënë re edhe në sitemin arsimor dhe atë të punësimit. Kjo pasi shumcia e fëmijëve të emigrantëve nuk e dinë mirë gjuhën shqipe dhe duan orë ekstra, ndërsa sa i përket punësimit shumica e tyre tentojnë të gjejnë vende pune lidhur me profesionet e mësuara në Greqi.