Itali, hapet samiti për ushqimin
Në kryeqytetin italian filloi një samit treditor për gjendjen e ushqimit në botë. Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), rreth 1.000 delegatë nga më shumë se 190 vende të ndryshme të botës po bisedojnë për strategjitë dhe masat urgjente që duhet ndërmarrë në luftë kundër urisë në botë. Për herë të parë numri i njerëzve të uritur në botë ka kaluar mbi një miliard.