Itali, arrestohen 2 bosa të Koza Nostra
Policia italiane ka arrestuar dy bosë të mafias siciliane Koza Nostra, të cilët kërkoheshin nga autoritetet prej më shumë se 15 vitesh. Domeniko Rakulia dhe Mateo Messina Denaro në mungesë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata italiane. Ata janë akuzuar për vrasje. Minsitri i Brendshëm Roberto Maroni tha se arrestimet u bënë në një shtëpi në afërsi të Trapanit.