Itali, helmojnë mësuesen për të shmangur provimin
Një mësuese është ndjerë keq pasi ka pirë ujë të kontaminuar nga nxënësit e saj me qëllim që të shmangin provimin.
Nxënësit e klasës së dytë në "Istituto tecnico industriale A. Valeriani" në Bolonja, Itali, kanë përfituar nga mungesa e përkohshme e mësueses së tyre në klasë, që në shishen e saj të ujit të hedhin një substance toksike, tricloroetan.
Substanca nuk ka as ngjyrë, as erë dhe shije, dhe është në gjendje që edhe në doza të vogla të shkaktojë vdekjen.
Pasi ka pirë një gllënke nga shishja e saj, mësuesja e gjuhës angleze është ndjerë keq dhe menjëherë e kanë dërguar në spital, ku mjekët kanë zbuluar shkakun e gjendjes së mësueses.