E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, nxirren nga oqeani 75 viktima të aksidentit ajror

Autoritetet franceze njoftuan se janë nxjerrë edhe 75 trupa nga Oqeani Atlantik gjatë javës së kaluar- gati dy vjet pas rrëzimit të një avioni të linjës ajrore Air France gjatë fluturimit nga Rio de Xhanero për në Paris, njofton agjencia e lajmeve Asociated Press.

Ky operacion, e çon në 127 numrin e kufomave të nxjerra nga deti deri më tani, ndërsa vazhdojnë të mungojnë dhe trupat e 101 personave që gjendeshin në bord. Dy gjykatës hetues francez u janë drejtuar me shkrim familjarëve të disa viktimave për t`i njoftuar ato se, për të ruajtur dinjitetin kufomave, nuk do të nxirren nga deti trupat të cilat janë të deformuar dhe në gjendje shumë të keqe. Avioni “Airbus 330” u rrëzua në qershor të vitit 2009 për shkak të turbulencave ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›