Itali, humb jetën në një aksident rrugor një shqiptar
Një 36-vjeçar shqiptar resident në Treviglio të Italisë ka humbur mbrëmë jetën për pasojë të një aksidenti të rëndë automobilistik.
Mediat lokale italiane raportuan se aksidenti u shënua rreth orës 20:30 në Caravaggio.
Mësohet se 36-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur udhëtonte me mjetin e tij nga Caravaggio drejt Treviglios.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se shqiptari mund të ketë humbur kontrollin e mjetit për pasojë të shpejtësisë së lartë ose është ndjerë keq ndërsa udhëtonte.
Trupi i 36-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Caravaggios, ku do ti nënshtrohet autopsisë.