E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet me 1 kg heroinë, arrestohet shqiptari

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua në Leçe ndërsa transportonte 1 kilogram heroinë me vlerë 250 mijë euro.
 

Orest Sheaj u arrestua nga karabinierët, në stacionin kryesor hekurudhor të Leçes, ndërsa sasia e drogës u gjet e fshehur në bagazhet e 21-vjeçarit.
 

Mediat italiane raportojnë se arrestimi u krye pas një kontrolli rutinë, pasi 21-vjeçari shqiptar shfaqi shenja pasigurie ndërsa afroheshin kontrollorët e bagazheve.
 

Pas arrestimit Sheaj është dërguar në polici ku është marrë në pyetje në lidhje me destinacionin e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›