Itali, humb jetën shqiptari në një aksident në punë

Një aksident i ndodhur gjatë punës në Itali, i ka marrë jetën një shqiptari 32 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Milanos, ndërkohë që nuk është bërë i ditur emri i viktimës. Lajmi ështe publikuar nga mediat italiane të cilat bëjnë me dije se 32 vjeçari është aksidentuar nga një ashensor. Sipas tyre shqiptari ishte mekanik dhe në momentin e aksidentit fatal, ka qënë duke rregulluar ashensorin.