E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Hagës, kërkon shkurtimin e akuzave ndaj Haradinajt

Gjykata e Hagës ka zbutur akuzat ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së në Dukagjin, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Duke u nisur nga njoftimi i kësaj Gjykate, mediat kosovare raportojnë se gjykatësit kanë urdhëruar Prokurorinë që të shkurtojë një sërë masash të marra kundër Haradinajt.

Akuzat e reduktuara do ti dorëzohen gjykatës në 22 janar. Gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinajt pritet të fillojë në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit, ndërkohë që proçesi pritet të mbarojë në gusht të këtij viti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›