E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapen 1200 kg marijuanënë Leçe, arrestohen 2 shqiptarë

ITALI – Janë sekuestruar sot nga policia italiane, 1200 kg marihuanë në krahinën e Leçes. Sëbashku me drogën, janë  arrestuar edhe pronarët e saj: 2 shqiptarë dhe 2 italianë.
 
Policia italiane njoftoi se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. 900 kg prej sasisë së marihuanës që u kap ishte fshehur në një furgon ndërsa pjesa tjetër, 300 kg, ishte braktisur në pyll. Sëbashku me drogën u sekuestruan edhe armë: disa kallashnikovë, 1 mitraloz dhe 2 pistoleta.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptare)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›