E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapen 18 kg drogë e nisur nga Vlora

Forcat e policisë në Itali kanë sekuestruar dje një sasi prej 18 kilogramësh droge në një automjet të mbërritur nga Vlorë. Gjatë aksionit, ka rënë në pranga shtetasi shqiptar Ervis Dani, 26 vjeç, që u ndalua në makinën ku u gjet droga. Efektivat e Guardia di Finanza në Brindisi, sipas mediave të vendit fqinj, gjatë inspektimeve në qytetin port në Puglia kanë kryer kontrollin e një sërë automjetesh, përfshi edhe një Benz të mbërritur nga Vlorë. Në aksion, veç policisë, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të doganave, ndërkohë që strukturat e Antidrogës kanë vënë në punë edhe qen antidrogë. Pas disa kontrolleve të përgjithshme në port, mësohet se policia italiane është përqendruar në verifikimin e një automjeti Benz, të nisur në datën 9 maj nga Porti i Vlorës. Sipas mediave italiane, makina ku u gjet droga kishte udhëtuar me traget nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë. Ndërkohë që qentë antidrogë kanë nuhatur lëndën narkotike, 18 kg marijuanë që u gjet në dyshemenë e dyfishtë të mjetit. Policia tha se shtetasi shqiptar ka dashur të kalojë kontrollin kufitar dhe të fytet në qytetin e Brindizit, ku do të bënte dorëzimin e lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›