Kosovë, strategji për njohje të tjera

Qeveria e Kosovës ka vendosur të kërkojë njohje nga vendet e tjera të botës, duke u bazuar në një strategji e cila do të hartohet nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas mediave kosovare mjetet financiare për aktivitetet e lobimit janë siguruar nga Ministria e Financave.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka deklaruar për mediat kosovare se Kosova duhet të ketë një axhendë konkrete operacionale për lobim, në mënyrë që të dihet me detaje se cilat vende janë të gatshme ta njohin Kosovën.