E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen me 10 kg heroinë 2 shqiptarë

Policia italiane në Ankona ka bërë të mundur arrestimin e 2 shqiptarëve pasi janë kapur me 10 kg heroinë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se shtetasit shqiptarë Viktor Hasa 24 vjeç dhe Naser Semo 43 vjeç ishin duke udhëtuar me një makinë tip BMW me një shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas mediave policia rrugore është vënë në ndjekje të makinës dhe pas ndalimit të automjetit në dalje të autostradës gjatë kontrollit të ushtruar në makinë është sekuestruar në bagazhin e automjetit 10 kg heroinë.
 

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve të cilët akuzohen për trafik droge.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›