E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapet banda italo-shqiptare e droges

Nje organizate e rendesishme italo-shqiptare qe merrej me trafikun e kokaines hashashit e marijuanes por edhe me shfrytezimin e prostitucionit eshte zbuluar nga Guardia di Finanza ne Rome. Hetimet kane derguar ne arrestimin e 8 personave 6 prej te cileve ne flagrance si dhe pas denoncimit te autoriteteve juridike te 22 personave te tjere te perfshire ne shperndarjen e substancave te ndaluara. Gjithashtu eshte sekuestruar 2 kilograme droge e thate. Sic behet e ditur nga Guardia di Finanza hetimet kane nisur sepse financieret e grupit te Romes me qendrim ne Ostia kishin dyshuar per nivelin e larte te jeteses se disa subjekteve qe perpara te ardhurave modeste te deklaruara i lejonin vetes makina te luksit te cilat i nderronin vazhdimisht pushime ne zonat me te famshme dhe te kushtueshme te Italise dhe festa ne lokalet me te njohura te Romes Fregenes dhe Ostias. Si perfundim rezultoi se ishte nje shoqeri e paligjshme ne te cilen cdo anetar kishte detyra te sakta dhe te pervijzuara mire secili me nje zone kompetence. Ne menyre te tille organizata me baze ne Rome ishte ne gjendje te tregtonte mallin ne te gjithe zonen qe shtrihej perreth kryeqytetit italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›