E Diel, 1 Nëntor 2026

Tartari paraqitet ne prokurori pyetet per 20

Per afro pese ore biznesmeni Arjan Tartari ka dhene deshmine e tij perpara prokuroreve te Task forces se prokurorise se Tiranes ne lidhje me deklaratat e deputetes demokrate Albana Vokshi e cila bashkejeton me biznesmenin qe pohoi jave me pare se aksioneret e Vision Construction i kishin afruar 20 perqind aksione Dritan Avllajt ne kembim te lejeve te ndertimit. Burime nga organi akuzes bene te ditur se Tartari bashkejetuesi i Vokshit ka treguar gjithcka ne lidhje me 20 pe qindshin. Sipas te njejtave burime mesohet se biznesmeni e ka konfirmuar 20 per qindshin e dhene nga firma Vizion Contrustion Dritan Avllajt per lejen e ndertimit si dhe per projektin. Por jo vetem kaq perpara dy prokuroreve te Task forces Arjan Tartari ka foluar edhe per procedurat e HEC-eve dhe ka deshmuar qe cdo gje ne lidhje me koncesionin e tyre eshte bere brenda legjislacionit ne fuqi. Pas qendrimit per pese ore ne organin e akuzes Tartari ka lene prokurorine rreth ores 22.00 dhe nuk ka qene i shoqeruar nga asnje avokat. Nderkohe deri tani ne lidhje me ceshtjen e rryshfetit te 20 per qindeshit kane deshmuar ne prokurori edhe Rrahman Selmanllari Dritan Avllaj si dhe biznesmenet Ylber Cami dhe Kujtim Hasa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›