E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane arrestohen 6 persona per falsifikim parash


Gjashte persona jane vene ne pranga nga policia e Tiranes gjate nje operacioni te ndermarre mbremjen e djeshme. Sipas informacioneve arrestimi i tyre u be nga sektori kunder krimit ekonomik ne drejtorine e policise se Tiranes pas nje hetimi prej disa javesh. Te arrestuarit dyshohen si anetare te nje rrjeti qe falsifikonte dhe hidhte ne treg monedha te falsifikuara.

Keta shtetas dyshohen se ne bashkepunim me njeri tjerin kane prodhuar euro te fallsifikuara dhe gjate arrestimit policia ka bere te mundur edhe sekuestrimin e 500 mije eurove false. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se eurot prodhoheshin jashte shtetit dhe qarkulloheshin ne te gjithe vendin.
Nderkohe nuk jepen detaje te tjera te operacionit te policise apo identiteti i te arrestuarve nderkohe qe pritet qe diten e sotme policia e shtetit te dale ne nje konference per shtyp ne lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›