Itali, kapet një bandë droge. Mes tyre, disa shqiptarë
Pas një operacioni të kryer në disa qytete të Italisë, policia e Rexhio Emilias ka mundur të arrestoj 49 persona të akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge, mes tyre edhe disa shtetas shqiptar. Nuk bëhen të ditura emrat e personave shqiptarë të arrestuar.
ITALI- Policia italiane e Rexhio Emilias ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare trafiku droge. Në pranga kanë përfunduar 49 persona, mes të cilëve dhe disa shqiptarë, të akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge. Arrestimet janë bërë në qytete të ndryshme të Italisë si në Milano, Ankona, Urbino e Xhenova. Nga hetimet e bëra prej kohësh, rezultoi se droga kryesisht kokainë vinte në Itali nga Amerika e jugut dhe pastaj dërgohej në veri të vendit për tu shpërndarë.
Ky lloj trafiku dukej se drejtohej nga mafia italiane, ndërkohë që nga personat në pranga 13 janë të huaj, nga të cilët shqiptarë peruanë, kilianë, rumunë e malazezë. Nuk bëhen të ditura emrat e personave shqiptarë të arrestuar në këtë bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës. (a.r/news24/balkanweb)