Zgjedhjet, OSBE/ODIHR vlereson punen e policise
Në një letër që Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, i ka dërguar Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shteti theksohet se “profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia ishte i lavdërueshëm".
TIRANE-Veprimtaria e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit në Shqipëri është vlerësuar nga Misioni i Vëzhgues i Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR.
Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Brendshme bëri të ditur sot se në një letër që Trevor Harvey, ekspert i sigurisë pranë OSBE/ODIHR, i ka dërguar Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shteti theksohet se “profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga policia gjatë kësaj periudhe ishte i lavdërueshëm".
Sipas z. Harvey "asnjë nga vëzhguesit afatshkurtër dhe afatgjatë që monitoruan procesin zgjedhor në Shqipëri nuk bëri ndonjë raportim të dëmshëm lidhur me aktivitetin e policisë.
(s.g/BalkanWeb)