Transkriptohen bisedat "e kuqe" të Berluskonit
Disa regjistrime audio të dala
së fundi rikthejnë në qendër
të vëmendjes akuzat për lidhje
të mundshme të Kryeministrit
italian me botën e seksit me
pagesë. Disa uebsajte italiane
pretendojnë se kanë kaseta
audio të Kryeministrit dhe një
vajze që ofron seks me pagesë,
duke biseduar ndërsa kanë
kaluar natën bashkë. Bëhet fjalë
për uebsajtin e gazetës italiane
"La Repubblica", që thotë se ka
kaseta të Kryeministrit me Patrizia
D‘Addario, në të cilat janë
regjistruar bisedat e të dyve në
Pallatin Grazioli, rezidenca e
Berluskonit në Romë. Bisedat
janë zhvilluar gjatë takimeve të
tyre në muajin nëntor. Në një
fragment të bisedës, Berluskoni
i thotë direkt bashkëbisedueses
që ta presë në shtrat, ndërkohë
që ai do të shkonte të bënte dush.
Ndërsa në një copës tjetër bisede
ajo i proteston njeriut që e lidhi
me Kryeministrin, sepse ky nuk i
kishte dhënë 5 mijë eurot që ajo
priste të merrte nga "shërbimi"
që i kishte ofruar Berluskonit.
Ndërsa në një bisedë tjetër, ajo
i rrëfehet ndërmjetësit të saj se
Berluskoni i kishte kërkuar që
herës tjetër që do të takoheshin
të bënin seks tresh me një tjetër
të dashur të Kryeministrit. "Ai
më tha që kishte një të dashur
dhe donte që të më shihte me
të", deklaroi vajza për ndërmjetësin.
Ndërkohë një zëdhënës
i Berluskonit i komentoi kasetat
si "patetike", por nuk hodhi
poshtë vërtetësinë e tyre. Përmbajtja
e bisedave është diskutuar
shumë muajin e kaluar, por kjo
është hera e parë që publikohen
transkriptimet e plota të bisedave.
Njëri prej regjistrimeve
besohet se është bërë nga vetë
D‘Addario, në dhomën e gjumit
të Kryeministrit. Ajo është bërë
në një shtrat të madh, në të cilin
Berluskoni zbaviste të ftuarit e tij.
Madje sipas disa të dhënave, në
to përmendet edhe Kryeministri
rus, Putin. Por kaseta është e një
cilësie të dobët. Ja një pjesë e
bisedës mes vajzës dhe Kryeministrit,
kur ai duket se po i ofron
asaj një dhuratë.
Berluskoni: Edhe unë dua të
bëj një dush dhe pastaj më prit
në shtratin e madh, nëse do të
mbarosh para meje.
Vajza: Në cilin shtrat, atë të
Putinit?
Berluskoni: Të Putinit.
Vajza: Woe sa mirë. Është shtrati
me perde.
Përfoljet për jetën private
të Berluskonit janë shtuar në
maksimum që kur ai u akuzua
për shoqërim me të miturat nga
bashkëshortja në një gazetë të
përditshme italiane.
së fundi rikthejnë në qendër
të vëmendjes akuzat për lidhje
të mundshme të Kryeministrit
italian me botën e seksit me
pagesë. Disa uebsajte italiane
pretendojnë se kanë kaseta
audio të Kryeministrit dhe një
vajze që ofron seks me pagesë,
duke biseduar ndërsa kanë
kaluar natën bashkë. Bëhet fjalë
për uebsajtin e gazetës italiane
"La Repubblica", që thotë se ka
kaseta të Kryeministrit me Patrizia
D‘Addario, në të cilat janë
regjistruar bisedat e të dyve në
Pallatin Grazioli, rezidenca e
Berluskonit në Romë. Bisedat
janë zhvilluar gjatë takimeve të
tyre në muajin nëntor. Në një
fragment të bisedës, Berluskoni
i thotë direkt bashkëbisedueses
që ta presë në shtrat, ndërkohë
që ai do të shkonte të bënte dush.
Ndërsa në një copës tjetër bisede
ajo i proteston njeriut që e lidhi
me Kryeministrin, sepse ky nuk i
kishte dhënë 5 mijë eurot që ajo
priste të merrte nga "shërbimi"
që i kishte ofruar Berluskonit.
Ndërsa në një bisedë tjetër, ajo
i rrëfehet ndërmjetësit të saj se
Berluskoni i kishte kërkuar që
herës tjetër që do të takoheshin
të bënin seks tresh me një tjetër
të dashur të Kryeministrit. "Ai
më tha që kishte një të dashur
dhe donte që të më shihte me
të", deklaroi vajza për ndërmjetësin.
Ndërkohë një zëdhënës
i Berluskonit i komentoi kasetat
si "patetike", por nuk hodhi
poshtë vërtetësinë e tyre. Përmbajtja
e bisedave është diskutuar
shumë muajin e kaluar, por kjo
është hera e parë që publikohen
transkriptimet e plota të bisedave.
Njëri prej regjistrimeve
besohet se është bërë nga vetë
D‘Addario, në dhomën e gjumit
të Kryeministrit. Ajo është bërë
në një shtrat të madh, në të cilin
Berluskoni zbaviste të ftuarit e tij.
Madje sipas disa të dhënave, në
to përmendet edhe Kryeministri
rus, Putin. Por kaseta është e një
cilësie të dobët. Ja një pjesë e
bisedës mes vajzës dhe Kryeministrit,
kur ai duket se po i ofron
asaj një dhuratë.
Berluskoni: Edhe unë dua të
bëj një dush dhe pastaj më prit
në shtratin e madh, nëse do të
mbarosh para meje.
Vajza: Në cilin shtrat, atë të
Putinit?
Berluskoni: Të Putinit.
Vajza: Woe sa mirë. Është shtrati
me perde.
Përfoljet për jetën private
të Berluskonit janë shtuar në
maksimum që kur ai u akuzua
për shoqërim me të miturat nga
bashkëshortja në një gazetë të
përditshme italiane.