E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, arrestohet 53 vjeçari, u kap me lëndë narkotike

Ndalohet një 53 vjeçar nga ana e policisë së Tropojës, pasi me makinën e tij po transportonte lëndë narkotike. Ndalimi i tij është bërë në qendër të qytetit të Bajram Currit, ku pas një kontrolli të kryer u gjetën 490 gram lëndë narkotike. 

TROPOJË- Ndalohet nga ana e policisë së Tropojës një 53 vjeçarë. 53 vjeçari Bajram Mustafaj u ndalua pas një kontrolli të kryer në mjetin e tij ku u gjet një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia ka mundur ta ndalojë Mustafaj në vendin e quajtur 'Rrethi i policit', në qendër të qytetit të Bajram Currit, ku në mjetin e tij tip Mitsubishi, me targë A90 LH, u zbulua 490 gram lëndë narkotike kanabis.
Sasinë e lëndës narkotike, blutë e Tropojës e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe mjetin me të cilin ai e transportonte atë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›