E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Djemtë e Hënës" kërkojnë të shkojnë në Mars

Buzz Aldrin dhe astronautë
të tjerë të misioneve
hënore "Apollo", duke
festuar 40-vjetorin e vajtjes së
njeriut të parë në sipërfaqen e
Hënës, i bënë thirrje Presidentit
Obama dhe Kongresit Amerikan
që të organizojnë misione
të reja për rikthimin në Hënë
dhe madje për vajtjen në Mars.
Në formë ankese për heqjen
dorë të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës nga eksplorimi i
mëtejshëm i hapësirës që nisi
gjatë epokës së qeverisjes së
Presidentit Kenedi, "djemtë e
Hënës" ngulmuan për vazhdimin
e një tradite të mirë që nisi vite
më parë, ndërkohë që vende si
Rusia dhe Kina po ecnin me hapa
të shpejtë në këtë drejtim. "A do
të vazhdojmë të presim që kompani
dhe korporata të ndryshme
të zëvendësojnë programet që
duhet t‘i kryente NASA?", kanë
deklaruar ish-astronautët dhe
veçanërisht Buzz Aldrin, i cili
ishte njeriu i dytë që vuri këmbën
në Hënë pas Armstrongut. Ai doli
dje në një konferencë për shtyp së
bashku me pesë ish- pjesëmarrës
të misioneve të Hënës. "Ne
na duhet që të rikthehemi në
Hënë", u shpreh Eugene Cernan,
që ishte i fundit që vuri këmbë
në satelitin natyror të Tokës në
misionin "Apollo 17", që u krye në
vitin 1972. "Ne na duhet që të mësojmë
më shumë në lidhje me atë
çka dimë dhe të përgatitemi për
misionin e ardhshëm në Mars.
Për këtë duhet që të vendosim
sondat dhe një stacion të përhershëm
në Hënë, sepse në fund
të fundit, qëllimi përfundimtar
është Marsi", ka thënë astronauti.
Ndërsa James Lowell, i cili
fl uturoi me "Apollo 8" dhe "Apollo
13", tha se shoqëria kishte nevojë
që të ndryshonte mënyrën e kufi -
zuar dhe të frikshme me të cilën
shpesh shihet qielli dhe dukuritë
qiellore. "Ka disa gjëra për të cilat
ia vlen t‘i përkushtohesh, madje
edhe të rrezikosh jetën". Gjatë
viteve më të mira kur qeveria fi -
nanconte programet hapësinore
të NASA-s, kjo e fundit merrte si
fi nancim 4 për qind të prodhimit
kombëtar bruto, ndërsa sot fi nancimi
ka shkuar në 0.5 për qind, çka
është shumë pak kur bëhet fjalë
për programe të kushtueshme. E
ardhmja e eksplorimit të hapësirës
ka shumë shanse që të marrë
një kthesë të re, sidomos pas vëmendjes
që Presidenti amerikan
pritet t‘i kushtojë kësaj çështjeje.
Një natë më parë, ai i ftoi në
Shtëpinë e Bardhë "djemtë e Hënës".
Plani i NASA-s është që në
vitin 2020 të rikthehet në Hënë
dhe ta përdorë atë si pikënisje për
misionin e Marsit nën projektin
"Konstalacioni". Vetë Presidenti
ka kërkuar që ky projekt të hetohet
me shumë kujdes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›