E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet shqiptari me 44 kg drogë

Arrestim në Itali, foto arkiv

Një shqiptar i moshës 27-vjeçare i identifikuar si Ilirjan Hoxha u arrestua nga policia e Messinas në Itali pas kontrollit të bërë në disa makina që zbrisnin nga një traget.

Hoxha ndodhej në bordin e një makine tip benz, brenda së cilës u gjetën 44 kilogramë marijuanë.

Qeni i antidrogës nuhati lëndën narkotike, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë bllokimi i shqiptarit ndërsa në bagazh u gjetën 40 pako me nga 1 kilogramë lëndë narkotike.

Nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike 27-vjeçari Hoxha u vu në pranga, ndërsa nga ana e policisë thuhet se droga vinte nga Puglia dhe kishte si destinacion Ragusën, dhe se nga shitja e saj fitimi parashikohej të ishte 400 mijë euro. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›