E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Duhet konsensus për një president për integrimin. Të marrim shembull nga Zimbabve

Share

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka përsëritur sërish sot faktin, se presidenti i ri duhet të zgjidhet me një konsensus sa më të gjerë mes partive parlamentare. Sipas tij, presidenti i ri duhet të zgjidhet në favor të integrimit.

Duhet bashkëpunim dhe marrëveshje për të arritur realizimin e reformave. Duhet bashkëpunim dhe transparencë për zgjedhjen e presidentit, të zgjedhim një President në favor të integrimit. Bashkëpunimi mes forcave politike është i domosdoshëm për Shqipërinë. Mosbashkëpunimi politik e dëmton shumë vendin dhe popullin tonë. Na duhet mirëkuptim qe te permbyllim reformen zgjedhore, parlamentare dhe imunitetin, ka thënë Meta gjatë një aktiviteti të LSI-së.

Duke marrë shembull Zimbabvenë dhe pse ata dialogojnë ai tha se, duke pasur parasysh sa njerëz janë vrarë, ata ulen jo se kanë harruar të vrarët apo manipulimin e zgjedhjeve, por se e dinë se nëse nuk do ulen të bashkëpunojnë akoma më shumë do vriten, e akoma më shumë fëmijë do ngelen jetimë, ndaj kreu i LSI duke e krahasuar me situatën në Shqipëri tha se ngritja mbi të kaluarën është një kërkesë imediate për politikanët.
Askush të mos i kundërvihet kësaj kërkese legjitime e cila nuk njeh përkatësi partiake, ndaj LSI qëndron e vendosur për ti kontribuar këtij procesi të rëndësishëm, pasi është një proces ku duhet të triumfojë toleranca dh jo arroganca, e nesërmja dhe jo e djeshmja. Në emër të së nesërmes ngrihet edhe platforma e LSI, deklaroi Meta, në mbyllje të fjalës së tij.

Me këtë qendrimMetarikonfirmon faktin se është kundër një presidenti nga ana e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›