AK: Të rrëzojmë qeverinë. Zgjedhjet e parakoshme, zgjidhja e vetme për Shqipërinë

Tubimi i sotem i Aleances ne Shkoder
Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur gjatë ditës së sotme tubimin e saj në qytetin e Shkodrës, pavarësisht përpjekjeve të policisë ditë më parë, pas ndërhyrjes së Jozefina Topallit, për ndalimin e tubimit.
Në tubim kanë qenë të pranishëm një numër i madh njerëzish, pavarësisht përpjekjeve të policisë, e cila kishte refuzuar protestën e Aleancës KuqeZi.
Gjatë takimit, drejtuesit e Aleancës KuqeZi kanë bërë thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie, pasi sipas tyre, kjo është e vetmja mënyrë për shpëtimin e Shqipërisë.
Gjatë tubimit, protestuesit, pas kërkesës për rrëzimin e qeverisë, kanë thirrur O Sali, Sllobodan, kuqezi çdo shkodran
Zgjedhjet e parakoshme janë e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga kjo situatë. Ndaj, kjo qeveri duhet rrëzuar, është thënë gjatë tubimit të Aleancës KuqeZi në qytetin e Shkodrës.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një president që mbështet bashkimin, ndërsa theksoi se Shkodra është qyteti ku do të nisim bashkimin me Kosovën.