Fier, 41-vjeçari tenton të vetëvritet

Vrasje me arme zjarri
Paraditen e sotme një 41-vjeçar ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri. Ngjarja e rendë ka ndodhur në fshatin Hoxharë të Fierit, ku Ali Spahia ka qëlluar veten e tij me çifte duke u plagosur rendë.
Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, bluzat e bardha bëjnë me dije së Spahia ka marrë plagë të rënda në trup.
Gjithashtu mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por familjarët tregojnë se 41-vjeçari kishte kohë që vuante depresioni. /E.L/