E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kapiteni i anijes pranon pergjegjesine

Kapiteni i anijes “Kosta Konkordia” Francesko Sketino, mbi të cilin rëndojnë mjaft akuza, ka pranuar se ka bërë një gabim në manovrim, bëjnë të ditur mediat italiane. Sketino u tha hetuesve se kishte urdhëruar shumë vone kthimin e anijes, ndërsa kjo e fundit po lundronte shumë afër ishullit. Po ashtu gjatë pyetësorit kapiteni ka thene se, rruga e “Kosta Konkordias” në ditën e parë në detin Mesdhe u vendos pasi u largua nga porti i Civitavecchia, afër Romës të premten.
“Isha duke lundruar me shikim, sepse e njoh shumë mirë thellësinë në atë rajon. Manovrën që kërkoja të bëja (kalimin pranë bregdetit), e kisha provuar me sukses 3-4 herë më parë. Megjithatë, këtë herë e dhashë me shumë vonesë urdhrin për të kthyer anijen dhe përfunduam në ujëra tepër të cekët. Nuk e di përse ndodhi kjo. Unë besoja se isha ende në zonë të sigurt”, -u shpreh Schettino.
Kapiteni i anijes italiane, Francesco Schettino ndodhet nën arrest shtëpiak, i akuzuar për vrasje. Ai po ashtu akuzohet se është larguar nga anija para se pasagjerët të evakuoheshin ndërkohë që sipas rregullave ai duhet të jete i fundit që lë anijen .
Kërkimet në anijen “Kosta Konkordia” janë pezulluar përkohësisht, pasi ekziston frika e rreëshqitjes së anijes në zona të thella.
Autoritetet italiane shpresojnë që puna të rifillojë së shpejti, me polumbarët, që do të fillojnë kërkimet me shpresën se në anije mund të ketë të mbijetuar të tjerë. 23 perosna rezultojnë të zhdukur, ndërsa 11 konfirmohen të vdekur.
Përveç skuadrës së shpëtimit, një specialist nga kompania hollandeze SMIT po përgatit të nxjerrë më shumë se 2300 tonë naftë nga anija. Kompania tha se kjo punë do të kërkojë disa javë kohe.
Ndërkohë kryeministri italian Mario Monti nga Londra, i pyetur nga gazetarët britanikë tha se çdo incident i tillë duhet dhe mund të shmanget. Ai shtoi se qeveria e tij po punon për të limituar çdo dëm të ambjentit.
“Kosta Koncordia” kishte në bordin e saj më shumë se 4 200 persona në momentin e përplasjes

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›