Basha Nuk do te kete rritje te cmimit te biletave
Prej dy ditësh qytetarët e Tiranës lexojnë në disa të përditshme se çmimi i biletave të autobusëve do të jete 70 lekë. Kjo rritje çmimi është kërkuar nga shoqata e transportit publik, e cila ka deklaruar se do të depozitojë zyrtarisht kërkesën në Bashki për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë, në të kundërt do të deklarojnë falimentimin.
Por kjo kërkesë nuk ka mbërritur ende në Bashki sipas kreut të këtij institucioni, z.Lulzim Basha.
Gjate kësaj dite shoqata e taksistëve ka organizuar një protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër informalitetit. Por kryebashkiaku Basha deklaroi se taksistët nuk kanë depozituar asnjë shqetësim në zyrat e Bashkisë, ndonëse është njohur edhe gjatë fushatës me problemet e tyre.
Kryebashkiaku Basha u bëri thirrje që të ulen në një tryeze dhe të diskutojnë për gjithçka që ngrenë ata si problem, por kjo duhet bërë nëpërmjet dialogut dhe komunikimit pasi vetëm këto japin rezultate pozitive