E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, këpucë false nga Kina drejt Durrësit

Një konteiner me këpucë të falsifikuara, të ardhura nga Kina dhe me destinacion Shqipërinë, është sekuestruar në portin e Gioia Tauro-s në Itali. Ngarkesa me këpucë të markave të falsifikuara, e nisur nga Kina, ishte parashikuar të kalonte tranzit nëpër portin kalabrez, për të mbërritur më pas në Durrës.

Operacioni i kryer nga punonjësit e Agjencisë italiane të Doganave është përmbushur pas verifikimit të dokumentacionit dhe kontrolleve në disa konteinerë.

Malli i sekuestruar u është nënshtruar disa ekzaminimeve nga titullarë të markës, të cilët kanë konfirmuar dyshimet se marka e këpucëve ishte ripordhuar në mënyrë të paligjshme. Në konteinerin e bllokuar gjendeshin rreth 10 mijë palë këpucë, mes të cilave të paktën 1200 ishin falsifikime të markës Lee.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›