Akademia Politike, Rama shpërndan diplomat e para
TIRANË Akademia Politike e PS-së ka hedhur dje hapin e parë konkret duke shpërndarë diploma për 37 studentët e parë të kësaj Akademie. Dje në mbrëmje është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave të studentëve të Akademisë Politike. Pas një viti studimor studentët e kësaj Akademie kanë finalizuar angazhimin e tyre, duke marrë diplomat përkatëse. Kryetari i PS-së, Edi Rama i ftuar në këtë ceremoni është shprehur ndër të tjera se,“ në këtë Akademi mësuat politikën e lexuar, tani do mësoni politikën e jetuar” Akademia Politike e PS-së, që shpërndau diplomat e para të saj është një nismë e përbashkët e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert”. 37 studentët e parë të kësaj akademie do të angazhohen pranë strukturave të Partisë Socialiste të Tiranës