E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, 4 të ndaluar për armë pa leje

4 persona të ndaluar dhe 4 armë të sekuestruara kanë qenë rezultat i një operacioni të policisë së Shijakut gjatë ditës së sotme.

Edhe pse ende nuk është dalë me një deklaratë zyrtare, të dhënat paraprake nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 3 persona për armëmbajtje pa leje si dhe një tjetër që është kapur me një armë gjahu pa leje po procedohet në gjendje të lirë.

Nga të dhënat rezulton se një nga armët luftarake ka qenë pistoletë me 7 copë fishekë dhe 2 të tjerat kanë qenë armë automatike me rreth 40 copë fishekë si kompletim luftarak. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›