Ekstradohen nga Britania dy të dënuar për vrasje

Interpol Tirana bëri me dije se u ekstraduan shtetasit Marash Gjoka 50-vjeç, lindur në Velipojë, si dhe Lulzim Hoxhaj, 46-vjeç, lindur në Fier.
Ekstradimi i Gjokës, u bë pasi gjykata e Lezhës e ka dënuar në vitin 2001, me 20 vite burg për veprën penal të “Vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje“. Shtetasi Marash Gjoka më datë 21.05.1999, në afërsi të urës së qytetit të Lezhës, pas një konflikti me shtetasin Tonin Dashi, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të këtij shtetasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe u arrestua me qëllim ekstradimi më 8 tetor të vitit 2010.
Ndërkohë, shtetasi Lulzim Hoxhaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me vendim të datës 05.06.2003, e ka dënuar me 23 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. I ekstraduari Lulzim Hoxhaj është deklaruar fajtor, pasi më datë 22.03.1997, pranë rafinerisë së naftës në Fier, ku ky shtetas ishte i punësuar si roje, pas një grindjeje me shtetasin Eduart Hoxha dhe dy të tjerë, ka qëlluar në drejtim të tyre duke shkaktuar vdekjen e shtetasit të mësipërm. Ky shtetas u arrestua në Britani më 11 nëntor të vitit 2010, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /S.Ll/Start/
2012-03-08 16:01