Itali, kërkonin një shqiptar trafikant droge, kapin një vrasës
ROME-Policia e Frosiones arrestoi një shqiptar i cili kërkohej për drogë, por pas zbulimit të identitetit të vërtetë të tij, rezultoi se ai kishte vrarë një bashkëkombasin e tij vitin e kaluar në Itali.
Ishte 25 marsi i vitit të kaluar kur një 25 vjecar shqiptar vrau me breshëri plumbash një bashkëkombasin e tij moshatar në një lokal në Aprilia në Latina, Itali.
Pas ekzekutimit shqiptari për të humbur gjurmët u arratis nga Italia. Hollanda u bë streha e tij në sajë të njohjeve që kishte me shqiptarë të tjerë atje. Shpresat për kapjen e tij sa vinin e zbeheshin.
Policia e Napolit më pas nisi një hetim për trafik të lëndëve narkotike të ndaluara. Për këtë motiv u arrestua një shqiptar që i kishte shpëtuar policisë italiane në një operacion antidrogë më 27 Janar. Në atë datë, Policia e Frosiones arrestoi disa shqiptarë që dyshoheshin si trafikantë droge.
Policia verifikoi se shqiptari i kapur dje ishte pikërisht autori i vrasjes në Aprilia që dyshohet se është kryer pikërisht për tregun e drogës nga bandat rivale si dhe për ndarjen e rajoneve për shfrytëzim prostitucioni.
Shqiptari në momentin e kapjes shfrytëzoi dhe pasaportën bullgare për të treguar se nuk ishte ai i kërkuari nga policia, por policia vërtetoi se dokumenti ishte i falsifikuar.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur do të përballet me gjykatën e Perugia për veprën penale të vrasjes si dhe për trafikun e drogës.
(d.b/BalkanWeb)