E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kosova shtet i pavarur, fusnota s'vë në pikëpyetje sovranitetin

TIRANË- Kryetari i opozitës Edi Rama ka vlerësuar marrëveshjen e arritur sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga menaxhimi i integruar i kufijve në pikat e kalimit kufitar, “si një hap të rëndësishëm që mundëson përfaqësimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur në procesin e integrimit Europian dhe nismave rajonale”.

Zyra e shtypit e selisë rozë bën me dije se për kreyesocialistin Rama,  përdorimi i fusnotës duhet lexuar si një hap që i krijon dy shteteve përparimin në rrugën e tyre të përbashkët europaine si dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe në asnjë rrethanë nuk vë në pikëpyetje vullnetin Sovran të popullit të Kosovës, shpallur më 17 Shkurt 2008

Kryesocialisti Rama thekson se marrëveshja e arritur ndërmjet palëve ndihmon gjithashtu perspektivën europiane dhe stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëveshja mundëson celjen negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. E në të njëjtën kohë, ndikon pozitivisht në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”,- nënvizon Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›