Përqafim e plumb kokës para 500 vetave. Gjen djalin, thikë zemrës para 500 vetave
09/01/2012 Ekzekutim mafioz në Pavia. Dyshohet larje hesapesh. Nëna gjen të birin me thikë në zemër
ITALI- Dy shqiptarë mbetën të vdekur orët e fundit në Pavia të Italisë, nga dy ngjarje krejt të ndryshme. Në rastin e parë 32-vjeçari Shtjefni u qëllua me pistoletë në kokë, nga vrasësi që sapo e kishte përqafuar. Rasti tjetër ka të bëjë me 21-vjeçarin Feini, të cilin e ëma e gjeti me një thikë në zemër, teksa pranë tij ndodhej e fejuara italiane që ulërinte.
E përqafoi, pastaj e ekzekutoi
Në mes të turmës prej 500 personash, dy vrasës pikasën viktimën dhe njëri prej tyre pas përqafimit të lehtë ia mbështeti në kokë grykën e pistoletës, për t ia zbrazur disa herë. Mediat italiane raportojnë se viktima është shqiptari 32-vjeçar, Edmond Shtjefni, me precedentë të lehtë penalë për vjedhje dhe përfshirje në një aksident rrugor. Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhi në orët e vona të së shtunës në një klub nate në Vigevano të Pavias. Gjithçka ndodhi përballë 500 personave, kur bashkëpunëtori i vrasësit e kishte thirrur Shtjefnin që të afrohej në banak. Më pas në skenë ka dalë ekzekutori, i cili në fillim e përqafoi lehtë 32-vjeçarin dhe më pas e tërhoqi, duke i vënë në kokë grykën e pistoletës. Aty e zbrazi disa herë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa vrasësit janë larguar pa lënë gjurmë. Nga të dhënat e para mësohet se krimi mund të ketë ndodhur për larje të hesapeve. Trafiku i drogës dhe rrjetet e prostitucionit mendohen si dy nga pistat më të besueshme. Edmond Shtjefni ishte dënuar më parë për vjedhje, ndërsa marsin e kaluar u dënua sërish me 16 muaj burg, pasi ishte përfshirë në një aksident rrugor në vitin 2006, ku kishte humbur jetën një 51-vjeçar. Shtjefni po i jepte makinës, kur përplasi viktimën që ecte me motor. Gjithsesi, policia po vazhdon hetimet, ku po verifikon tabulatet telefonike dhe po merr dëshmitë e familjarëve apo rrethit shoqëror.
Thikë në zemër, e fejuara pranë
Nëna gjen të birin me një thikë të ngulur në zemër. Lajmi mësohet nga mediat italiane, të cilat thanë se ngjarja ndodhi dje në mesditë në Canale dAlba, të Kuneos. Pikërisht në këtë vend afër qendrës, nëna gjeti pa jetë të riun shqiptar, Daniel Feini, 21 vjeç, pasi kishte dëgjuar disa zhurma që vinin nga dhoma e tij. Ajo e gjeti atë shtrirë në dysheme me një thikë kuzhine të ngulur në zemër. Pranë tij ndodhej e dashura italiane, 18 vjeçe, e cila lëshonte vazhdimisht një britmë të dëshpëruar. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, por për të rinjtë nuk kishte mbetur asgjë për të bërë. Gjithashtu aty erdhi kolonel Francesco Laurenti, komandant i karabinierëve, i cili pasi pa vendngjarjen e përjashtoi pistën e sulmit. Sipas të gjitha gjasave, bazuar edhe në disa dëshmi, dyshohet për një vetëvrasje të 21-vjeçarit, i cili kishte marrë thikën e kuzhinës në shtëpi dhe ishte vetëplagosur për vdekje. Me këtë çështje po merret zëvendësprokurorja e Prokurorisë së Albas, Donatella Masia. Momentalisht e dashura italiane nuk është e përfshirë në hetime. Sipas hetuesve, dy të rinjtë ishin kthyer rreth orës 03.00, nga një festë me miqtë në një klub nate. Të rinjtë frekuentoheshin prej kohësh, ndërsa marrëdhënia e tyre dashurore nuk kishte pengesa, pasi edhe familja ishte në dijeni të lidhjes. Marrëdhëniet e tyre kishin ulje ngritje dhe grindeshin shpesh mes tyre. Koloneli Laurenti tha se vajza nuk do të ketë përgjegjësi për vdekjen e të dashurit të saj, trupi i të cilit u soll në morgun e spitalit të Albas, për të kryer procedurat e urdhëruara nga gjykatësit. Ata urdhëruan ti bëhej autopsia.