Banorët: Probleme me regjistrimin fillestar të pronave
09/01/2012 Mbyllet procesi i ankesave, shumë prej pronarëve të painformuar për procedurat
ELBASAN- Banorët e disa zonave kadastrale në Elbasan u janë drejtuar njësive vendore për problemet e tyre të pronësisë. Një situatë e tillë është regjistruar në rajonin nr 3 zona e NSHU dhe Ullishtat kur edhe me mbylljen e procesit qytetarët të painformuar i janë drejtuar njësisë administrative për të paraqitur ankesat e tyre. Sipas kryetarit të rajonit nr. 3 Nezi Krasniqi, shumë qytetarë të paqartë për procesin e publikimit të pronave janë informuar me vonesë për këtë proces dhe me përfundimin e afatit të publikimit nga agjencia, nuk kanë asnjë orientim se ku t’i dërgojnë ankesat e tyre mbi pronësinë pasi zyra e hapur nga agjencia për të mbledhur ankesat është mbyllur më 30 dhjetor me përfundimin e afatit.
Pa informacion...
Nezir Krasniqi shprehet se kjo agjenci duhet t’i kishte informuar më mirë banorët e rajonit të tij, pasi ata vazhdojnë të paraqiten në zyrën e tij kur rajonet nuk kanë asnjë lidhje me regjistrimin e pronave. Ai thotë se problemet që sjellin qytetarët janë nga më të shumtat si mbivendosje pronash, dokumente të njëjta pronësie për një pronë të caktuar etj. Ai shprehet se ky proces duhet të ishte më transparent e jo për të kaluar radhën, pasi qytetarët nuk dinë ku të drejtohen dhe bëhet fjalë për pronën e tyre gjë që duhet të kishte marrë më shumë vëmendje. Ndërkohë të pyetur drejtues të ZRPP-së Elbasan thonë se ky proces varet nga firma kontraktuese dhe nuk ka lidhje me institucionin e tyre. Shumë qytetarë paraqiten edhe pranë kësaj zyre, por përgjigja mbetet negative pasi regjistri fillestar i pronave realizohet nga një agjenci private e kontraktuar nga shteti për këtë shërbim.
Regjistrimi
Ky proces nënkupton regjistrimin që çdo pronë të ketë një kartelë që tregon emrin e pronarit, tipin e pronësisë, vendndodhjen fizike dhe madhësinë e pronës. Ajo tregon gjithashtu çdo ngarkesë ose kufizim në transferimin e pronës si për shembull të drejtën e përdorimit të tokës nga të tjerët, hipotekimin, lënien si kolateral, dhënien me qira ose problemet gjyqësore. Çdo pronë, pavarësisht nëse është një parcelë apo ndërtesë, ka një numër unik identifikimi, i cili referohet në kartelë dhe në Hartën Treguese të Regjistrimit (HTR). Në funksion të sigurimit të pronës private dhe rritjes së vlerës së saj, në Shqipëri është ndërtuar Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në ligjin Nr. 7843, datë 13. 07. 1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” (i ndryshuar). Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë.