E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kreu i bashkisë ndalon veshjen e minifundeve

Mund të duket e çuditshme për një vend që ka nxjerrë Monika Belucin apo Sofia Loren, por në qytetin Castellamare di Stabia afër Napolit, këshilltarët lokalë bëhen gati t;u ndalojnë grave të veshin minifund. Këshilli I qytetit ka vendosur të marrë në shqyrtim dhe të votojë për 41 rregulla të reja që cdo qytetar i mirë duhet ti zbatojë. Mes tyre veshjet provocative për gratë dhe xhinset me bel të shkurtër për burrat.
 
Kryetari I bashkisë së qytetit, i zgjedhur nga radhët e qendrës së djathtë, Luixhi Bobio, ka thënë se këto masa janë përpjekje për të rikthyer qytetarinë dhe për të përmirësuar bashkëjetesën, duke vënë në shënjestër njerëz që sillen ashpër, vrazhdë apo kanë shfaqje të keqe publike. Të luash futboll në park dhe mallkimet në publik gjithashtu janë në listën e sjelljeve të ndaluara. Nëse rregullat e reja do të miratohen, shkelësit e tyre do të gjobiten me 25 deri në 500 euro. Këshilli bashkiak ka të drejtën e miratimit të ligjeve të tilla, pasi ka marrë më shumë kompetenca nga Ekzekutivi dy vjet më parë,  për t’i prerë rrugën krimit dhe sjelljeve antisociale.

Juli Prifti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›